-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta e Rusisë drejt Ballkanit? Ekonomisti: Janë fuqizuar! Sanksionet e BE-së dështuan

Kryesoret

Kanë kaluar dy vite tashmë nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, një ngjarje e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë tek ekonomia botërore. Me moszgjidhjen e konfliktit shtohen dhe më shumë idetë se agresioni rus mund të përhapet drejtë Ballkanit.

Për këtë ekonomisti Majlind Lazimi i ftuar tek 5 Pyetje nga Babaramo, u shpreh se pasojat e luftës vazhdojnë të ndihen në ekonominë botërore dhe se Rusia nuk është dobësuar.

“Ne akoma jemi në fazën që pasojat e këtij konflikti ushtarak, akoma nuk janë zbehur. Ka pasur një rritje ekstreme të çmimeve. Rusia në fillim përfitoi më shumë në fillim sesa pati humbje, kjo sepse çmimet u rritën.

Paguajtën taksapaguesit europianë, pjesën më të lartë të çmimeve, vendosja e sanksioneve rezultoi që ishte e pasuksesshme. Po të shikoni importi nga India për naftën ruse është 13 herë më i lart. Në një farë mënyre është planifikuar më parë nga Rusia” shpjegoj ekonomisti.

Majlind Lazimi u shpreh gjithashtu se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë ishin të pa zbatueshme dhe se kanë dështuar në qëllimin e tyre për të dobësuar Rusinë.

“Në momentin që ne po flasim biznesin më të madhe e bëjnë tregtarët, sanksionet e BE-së kanë rezultuar të pa zbatueshme pasi nuk mund të caktohet se kujt vendi i përket nafta duke qenë se tregtia vjen nga tregtarët.

Nga ana tjetër impakti ekonomik që u mendua se do kishte ndaj Rusisë, në vitin 2024 parashikohet rritje deri në 2.6 përqind që është surprizuese dhe aspak lajm i mirë” shtoi Lazimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit