-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti/ Berisha: Pa flamuj kombëtar sepse Vuçiç nuk toleronte atë të Kosovës

Kryesoret

Gjatë fjalës së tij për qytetar, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se samiti në Tiranë u zhvillua pa flamuj kombëtarë, sepse Aleksandër Vuçiç nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.

“Të dashur miq, fatkeqësi e vendit të ketë një përfaqësues si Edi Rama. Samiti u zhvillua, siç e patë ju, pa flamuj kombëtarë.

Asnjë flamur. Pa përmendur emrat e asnjë shteti. Pa përmendur emrat e asnjë vendi. Kjo për turpin më të madh të Edi Ramës. Sepse kështu diktonte Putini i vogël. Nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.

Dhe ky nacionalist i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës. Kjo është një histori turpi për Edi Ramën.

Pra, çfarë është kjo miqtë e mi? Ky është kodi i dy autokratëve, i një padroni dhe një vasali që ngjajnë si pika e ujit me njëri-tjetrin.

Që vjedhin zgjedhjet dhe votën e qytetarëve të vendit të vet, që nuk pranojnë rotacionin, që janë të implikuar në skandalet më të mëdha korruptive.

Që ruajnë lidhjet më të tmerrshme me krimin e organizuar në vendet e tyre, në rajon dhe në botë” deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit