-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimet e apartamenteve në kryeqytet shtrenjtohen deri në 30% brenda një viti, kryeson periferia

Kryesoret

Sivjet, në zonat periferike të Tiranës, është shënuar rritja më e fortë e çmimeve të shitjes së apartamenteve. Tendencë në rritje ka pasur edhe te pronat në zonat qendrore. Për Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, shtrenjtimi i çmimit të banesave u ndikua nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve, veçanërisht për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së referencave dhe pagave për punëtorët. Ndërtuesit paralajmërojnë se rritja e çmimit te njësitë rezidenciale nuk do të ndalet edhe në dy vitet e ardhshme.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë vetëm po shtrenjtohen. Nga vëzhgimi i “Monitor” në terren, çmimet në periferi janë mbi 1,000 euro për metër katror dhe afër qendrës, mbi 2,000 euro metër katror. Te banesat e zonave periferike çmimet janë rritur me 11-31%.

Afër qendrës, rritja shkon rreth 9% dhe brenda Unazës së Vogël të Tiranës, apartamentet shiten me çmime nga 2,100 deri në 2,300 euro për metër katror. Në vlera, luhatja e tyre varion nga 150 deri në 300 euro për metër katror krahasuar me vjet.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, shtrenjtimi u ndikua nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës, kostove direkte për paga të punëtorëve dhe materialeve.

Blerja e shtëpisë është një nga investimet më afatgjatë që kryhet vetëm një herë. Në Tiranë, çmimet e pronave afër qendrës janë të papërballueshme për shumë familje shqiptare, të cilat po zgjedhin si alternativë kryesore për strehim periferinë dhe zonat jashtë Tiranës.

Por këtë vit është shtrenjtuar edhe periferia, duke kapur në befasi shumë blerës. Si ndërtuesit, edhe agjentët e tregut të pasurive të patundshme, pohuan se për arsye të leverdisë së çmimit dhe zhvillimit urbanistik, një ndër zonat me përqendrimin më të lartë të kërkesës është Paskuqani. Çmimet e shitjes janë nën 1,000 euro për metër katror.

“Në disa zona të caktuara të periferisë të Tiranës, si pasojë edhe e zhvillimeve urbane, kemi rritje të çmimeve, si në Kashar pranë QTU me çmime deri në 1,000 euro për metër katror, apo në Paskuqan, me çmime mesatare 950 euro për metër katror, që vjen si risi në Tiranë me një distancë shumë të shkurtër pranë Bulevardit të Ri. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit