Një ngjarje e rëndë është mbyllur me një mrekulli! E mitura 3-vjeçare e cila natën e mbrëmshme ra nga kati i 7-të i banesës është mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Sipas asaj që u raportua 3-vjeçarja ka qenë së bashku me prindërit e saj kur aksidentalisht ka rënë nga ballkoni, por fatmirësisht ka përfunduar mbi tendën e një biznesi në katin e parë.
Ajo u transportua në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore, më pas ajo u dërgua tek spitali i Traumës në Tiranë ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.