-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Spanjë kërkojnë burg për Carlo Ancelottin

Kryesoret

Bota e futbollit gjithnjë e më shumë është duke ‘u afruar’ me botën e burgut. Për emra të mëdhenj të futbollit është dëgjuar shpesh herë të kërkohet arresti me burg ose siç është rasti i Dani Alves edhe janë dënuar, por kur dëgjon emrin e Calro Ancelottit sigurisht befasohesh.

Një lajm i orëve të fundit konfirmon se prokurorët në Spanjë pretendojnë se trajneri i Real Madrid nuk ka deklaruar të ardhurat e tij dhe për të kërkohet një arrest me burg prej 4 vitesh e 9 muajsh.

Ai përballet me dy akuza kundër Thesarit Publik, duke u kthyer në periudhën e tij të parë me Los Blancos, në sezonin 2014-2015, periudhë në të cilën prokurorët pretendojnë se ai ka fshehur të ardhurat e tij.

Sipas Marca , Ancelotti pretendohet se ka deklaruar vetëm të ardhura të marra nga Real Madridi gjatë asaj kohe.

Ai akuzohet për krijimin e një rrjeti “konfuz” dhe “kompleks” të kompanive guaskë për të fshehur të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit, të cilat arritën në 3.5 milionë paund.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit