-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE dhe Rama vlerësojnë Kurtin për vendimin për pronat e Manastirit të Deçanit

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi sot se qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit. Për herë të parë pas shumë kohësh ky vendim ka marrë vlerësimin e ndërkombëtarëve, nga SHBA, BE dhe Gjermania.

Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunimin” tha Emisari Amerikan Gabriel Escobar.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se “Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund.

BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Vendimi i Deçanit ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit. Urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik” theksoi ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.

Vendimin e ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama. “Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit.

Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik” tha ai.

Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit