Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Koplikut. Sipas informacioneve të deri më tanishme një 75-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor, 68-vjeç.
I lënduari është dërguar me urgjencë në spital ku aktualisht është duke marrë shërbimin mjekësor në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa mësohet se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.