-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Evropa duhet të jetë gati për luftë nëse dëshiron paqe

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e quajti Rusinë e Vladimir Putin kundërshtare që nuk do të ndalet në Ukrainë nëse mposht trupat e Kievit në konfliktin dyvjeçar, duke u bërë thirrje evropianëve që të mos jenë “të dobët”, por të bëhen gati që të përgjigjen. Ai tha se nëse Evropa duhet të bëhet gati për luftë nëse dëshiron paqe.

Muajin e kaluar, Macron shkaktoi kundërthënie kur deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e dislokimit të trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen, përderisa shumë udhëheqës u distancuan nga ky qëndrim ndërkaq disa të tjerë, veçmas në Evropën Lindore, e mbështetën këtë ide.

“Nëse Rusia e fiton këtë luftë, besueshmëria e Evropës do të reduktohej në zero”, tha Macron gjatë një interviste televizive në Francë, pasi udhëheqësit opozitarë francezë e kritikuan atë për deklaratën e dislokimit të ushtarëve në Ukrainë.

Por, Macron tha se nuk pajtohet aspak me udhëheqësit opozitarë. “Sot, të zgjedhësh të abstenosh apo të votosh kundër mbështetjes së Ukrainës nuk është të zgjedhësh paqen, por të zgjedhësh humbjen. Ka dallim”, tha ai.

“Paqja nuk do të thotë kapitullimi i Ukrainës. Nëse do paqe nuk nënkupton mposhtje. Paqja nuk nënkupton që të heqim dorë nga Ukraina”, tha ai.

Udhëheqësi francez po ashtu tha se shpreson që do të vijë një ditë që paqja të negociohet me një president rus “kushdo qoftë ai”.

Ai po ashtu njoftoi se nuk ka anuluar vizitën e planifikuar në Ukrainë për shkaqe sigurie. “Kështu tha Rusia. Nuk duhet t’iu besoni atyre”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit