Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Dronët Bajraktar të Forcave të Armatosura, kanë tashmë edhe detashmentin e tyre të certifikuar, të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.
Ai bëri me dije se Oficerët, nënoficerët dhe ushtarë të këtij detashmenti, u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri, si pilotë, mekanikë, etj.
Postimi i plotë:
Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot
Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura.