Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në by-passin e Tepelenës.
Tre makina u përplasën me njëra tjetrën duke sjellë ndarjen nga jeta të 4 personave, ku shkak është bërë makina “Benz”, shoferi i të cilës ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt.
Ai është përplasur me automjetin “Toyota” dhe më pas mjeti “BMW”.
Një ngjarje e rëndë ku mbetën të vdekur katër persona.
Riza Astrit Rapaj 42 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç, Lefteri Bega 57 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç janë personat të cilët ndërruan jetë.
Përveç viktimave kjo tragjedi la pas dhe të plagosur rëndë. Ata janë Jani Meta rreth 60-vjeç dhe Lavdie Meta 61-vjeçe.