-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

 Më shumë se 87% të votave, Putin betohet për unitetin e Rusisë

Kryesoret

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Rusi ishte i pritshëm. Putin do të jetë sërish presidenti i Rusisë edhe për gjashtë vjet të tjera. Njerëzit nuk kishin alternativë, zgjedhjet nuk ishin as të drejta e as të lira.

Në televizionin rus, interpretimi i zgjedhjeve ishte i qartë: Shoqëria ruse bashkohet rreth presidentit Putin. Këtë e thanë si moderatorët në televizionet ruse ashtu edhe tre politikanët konkurres pa asnjë shans për fitoren, të cilët ndodheshin të shkruar si emra në fletët e votimit. Me më shumë patetikë u shpreh kandidati i Partisë Komuniste, Nikolai Charitonov. “Populli është sot më i bashkuar se kurrë më parë dhe beson në fitoren tonë prandaj edhe konsolidimi rreth presidentit Putin” , tha Charitonov. “Në kufijtë e vendit tonë vdesin njerëz. Shpresa është e madhe dhe Partia Komuniste me presindentin në fuqi bën gjithçka që të fitojë mbi fashizmin në Ukrainë.”

Presidenti rus, Vladimir Putin arriti një rezutat me më shumë se 87% të votave, sipas Komisionit Zgjedhor. Në mbrëmjën e vonë të dielën ai doli para kamerave dhe u përbetua edhe njëherë për unitetin e vendit. “Para nesh qëndrojnë detyra të mëdha. Por nëse ne qëndrojmë të bashkuar, besoj se këtë e kanë kuptuar të gjithë, atëherë nuk mund dhe nuk do të na frikësojë dhe shtypë askush. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë. Të gjitha planet tona madhështore do të realizohen pa dyshim dhe qëllimet do të arrihen patjetër.”/DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit