-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK e akuzon për shpërdorim detyre, Beqaj: Do dalë e vërteta ime!

Kryesoret

Ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pas komunikimit të akuzave nga SPAK.
Ai tha se prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për Sterizimeve.

Sipas tij, të mos merresh në një hetim të tillë me detaje të tilla, do të thotë të mos e kesh kuptuar çështjen.

“U komunikua përfundimi i hetimeve dhe marrja si të pandehur për shpërdorim detyre. Në 50 muaj nuk ia doli të hetojë 2 elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, në uljen e ditëqëndrimi që ka një pacient  në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikëve në spital, nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do ta nxjerrë një proces në përfitim për xhepat e qytetarëve.

Nuk mori mundimin të hetojë se pse nga prilli 2010 deri në shtator 2023 centrali i sterilizimit i blerë u mbajt në qese ndërkohë që ISHP kërkoi mbylljen e sallës së kirurgjisë.

Unë të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë, ku besoj do të dalë e vërteta e përfitimeve që kanë pasur shqiptarët nga ky proces sterilizimi” tha Beqaj pas daljes nga SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit