Pamje të rralla dhe histori të çuditshme raportohen nga Los Angelos i SHBA-ve, ku një shofere ka përfunduar në det bashkë me makinën e saj ndërkohë që ndiqej nga policia. Videoja e bërë publike nga mediat amerikane tregon makinën duke lëvizur me shpejtësi në bregdetin e famshëm, vend në të cilin edhe në orën 23:20 kishte ende njerëz.
Shoferja rreth të 20-ave, arriti të dilte nga makina dhe të largohej me not. Ndërkohë, një nga dy kafshët shtëpiake të shoferes u shpëtuan nga policia.
Një skenë e cila të kujton videolojën e famshme ‘GTA V’ e cila paraqet pikërisht ndjekjet e bujshme të policisë në këtë qytet.