-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi thirrje deputetëve të Bashës: Ejani në mbledhjet e grupit

Kryesoret

Kryetari i grupit opozitar të Rithemelimit, Gazmend Bardhi ka folur për kthimin e normalitetit në Kuvend ku është pyetur dhe për raportin me kolegët opozitarë të grupit të Bashës.

Bardhi u shpreh se nuk mban mëri askënd se mendon ndryshe por u shpreh se janë të lutur që të marrin pjesë në mbledhjet e grupit dhe të njohin vendimin e shumicës për lidershipin.

“Kolegët janë anëtarë të grupit të PD. Janë të lutur të ushtrojnë përgjegjësitë që u kanë ngarkuar demokratët, të marrin pjesë në mbledhjet e grupit, të respektojnë vendimet e shumicës mbi lidershipin e grupit.

As nuk janë përjashtuar nga grupi, as nuk kemi ndërmend t’i përjashtojmë përse mendojnë ndryshe. Skam patur përplasje me askënd, kemi patur aksion në Kuvend, është dashur që kolegët opozitarë, pavarësisht se ndanin mendim ndryshe, të respektonin protestën e kolegëve të tyre.

Nëse ne episode të caktuar kolegë opozitarë kanë dashur të jenë krah mazhorancës, besoj është koha për ta të kërkojnë ndjesë” deklaroi Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit