Pas 5 muajsh flakadanë, zhurmues e zënka, Kuvendi ditën e sotme iu kthye normalitetit duke u rikthyer tek rutina e dikurshme.
Në një seancë kur zërat e lartë e hallet e popullit nuk munguan, deputeti i PS-së Ilir Pendavinji duket se ka pasur nevojë të relaksohet ndërkohë që mendon se si t’i zgjidhë këto halle,
Në një foto të bërë publike në rrjet duket deputeti i cili në mes të seancës kalon kohën duke luajtur videolojëra në celularë, ndoshta një gjë jo aq e lehtë, duke marrë parasysh se mund të jetë një lojë strategjike e cila kërkon impenjimin e saj.
Një foto e cila tregon më së miri sesi kalohet zgjidhja e halleve të popullit nga takimet në zoom, në seancat fizike, ku mënyra e veprimit nga ‘ata që na duan të mirën’ nuk ndryshon shumë. Jeta është një lojë tek e fundit!