-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Pakti Rama-Berisha, nxehet Basha: E bëtë për interesa personale

Kryesoret

Pas gjashtë muajsh seanca e sotme iu rikthye normalitetit. Opozita hoqi dorë nga protesta pas marrëveshjes mes palëve. Por Lulzim Basha u rikthye i pakënaqur nga kjo marrëveshje duke akuzuar grupin e Sali Berishës dhe Edi Ramën për pazar në kurriz të shqiptarëve.

Kur dëgjon këtë seancë, pothuajse harron 6 muaj, të kaluar, ashtu sikur kaloi. Dhe pyetja e parë që bën është, ai ishin këta more, apo ishin të tjerë? Rëndësi ka parlamenti funksional, por cfarë çmimi kanë paguar shqiptarët? Dhe çmimi është i paimagjinueshëm. Sikur krenohet taksavënësi më i madh i vendit, 7 miliardë Euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, por si do të shpenzohen dhe pse nuk do të marrin pensionistët, pronarët dhe fermerët nuk patëm mundësi ta diskutojmë.

Ligji për komisionet hetimore u ndryshua duke vendosur precedent të papranueshëm duke zvogëluar deri në zerim efektivitetin e komisioneve hetimore, si paradhomë e ndjekjes penale. Por dëmi më i madh është ai që nuk duket. Pas një viti vendi do të jetë në fushatë, kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe, flijimi më i madh në emër të këtyre 6 muajve denormalizim dhe normalizim prandaj sot kam një thirrje.

Hiqni dorë për një moment nga interesat tuaja personale dhe jepuni shqiptarëve deri në fund të këtij muaji një komision të reformës zgjedhore me parametrat që kanë qenë dhe një vendimmarrje që kanë qenë aty prej dy vitesh dhe mos përsërisni 2008-tën. Thirrja ime është, që të shprehemi me zë dhe me votë për diçka që çdokush i dhimbset ky vend, që shqetësohet për fatin e demokracisë, reformë zgjedhore për qytetarët dhe jo për politikanët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit