-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projekti me Maqedoninë i merr tokat, fermerët: Mashtrues! Nuk kanë dhënë kokërr leku

Kryesoret

Një protestë është mbajtur mëngjesin e sotëm në Fier nga fermerët, duke kërkuar dëmshpërblim për sipërfaqet e tokave që i preken nga projekti për ndërtimin e linjës 400 Kv Shqipëri-Maqedoni e Veriut, të financuar nga banka gjermane për zhvillim KfW.

Ky është një projekt i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror ku preken 21 fermerë, 8 prej të cilëve tokat e tyre i kanë me ullinj 20-vjeçarë.

‘Po tallen me popullin, nuk kemi marrë kokërr leku. Janë mashtrues, do t’i bëjmë rrjetat copash”, ka thënë një banorë.

Sipas banorëve , dëmshpërblimi për rrënjë ulliri është qesharak ndërsa ka dhe matje të gabuara të sipërfaqeve të tyre. Këto toka janë ndarë me ligjin 7501 dhe pjesa më e madhe e banorëve zotërojnë aktin e marrjes në pronësi, por jo certifikatën e pronësisë , gjë që ka sjellë dhe pamundësinë e dëmshpërblimit.

“Ne u themi që u kemi ngritur 4 pika, të na ndihmojmë me certifikatat, ka parregullsi me sipërfaqet e tokës, na kanë ardhur me një vendim dhe pretendojnë se dokumentacioni ynë s’është i saktë, gjithashtu vlerësimi i ullinjve dhe i tokës është bërë me çmim qesharak. Banka gjermane e ka dërguar vlerësimin. Që të mos pengojmë punën, le ti shkulin ullinjtë gjatë kësaj kohe le të bëjnë dokumentet për dëmshpërblimin sipas bankës, të na hidhen lekët.

Janë shumë fermerë që preken, por me ullinj janë 8. Si sipërfaqe, unë vetëm kam 130 rrënjë ullinj. Dëmshpërblimi është qesharake, 5 mijë lekë. Ne nuk vendosim dot çmim” deklaroi banori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit