-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizjet e ushtrisë pranë Kosovës, Musliu: Serbia mund të provokojë

Kryesoret

Të enjten kryeministri i vendit, Albin Kurti publikoi disa pamje, ku njësi të specializuara të ushtrisë serbe bëjnë disa lëvizje në afërsi të kufirit me Kosovën, më saktësisht lëvizjet ata i bëjnë në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut. Të tilla lëvizje, kryeministri deklaroi se janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit.

Një reagim mbi këto lëvizje të ushtrisë serbe e ka bërë edhe drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu. Musliu thotë se këto lëvizje ushtarake duhet shikuar si përgatitje për akt agresioni.

“Kosova duhet ta shikojë këtë lëvizje të forcave ushtarake të Serbisë si përgatitje për akt agresioni. Pas dështimit të agresionit përmes “little green man”, më 24 shtator 2023 në Banjskë, Serbia mund të provokojë tani edhe me forca zyrtare”, thotë Musliu.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç para disa ditësh ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Kurti nxjerr VIDEON: Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit