-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba nga këmbët dhe xhamat në tokë! Si nisi dhe u bitis konflikti në Shijak?

Kryesoret

Shijak/Zbardhet plagosja me armë zjarri e 36-vjeçarit. Vihet në pranga pronari i dyqanit për pjesë këmbimi, ku ndodhi ngjarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e ka përdorur pronari i dyqanit, gjatë konfliktit. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve që plagosën me armë 36-vjeçarin, i cili ndodhej në dyqan, gjatë konfliktit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e  Prokurorisë, në vijim të hetimeve  të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në një dyqan për pjesë këmbimi, në Shijak, arrestuan shtetasin A. D., 27 vjeç, banues në Xhafzotaj (pronari i dyqanit ku ndodhi ngjarja).

Po në vijim të veprimeve hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. H., 30 vjeç dhe Xh. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Nga hetimet rezultoi se për motive të dobëta, shtetasit A. H. dhe Xh. P. janë konfliktuar fizikisht me shtetasin A. D., dhe më pas kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. D., i cili ishte në dyqan kur ka ndodhur konflikti.

Po nga hetimet rezultoi se dhe pronari i dyqanit, shtetasi A. D. iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë, shtetasve A. H. dhe Xh. P. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga shtetasi A. D. (pronari i dyqanit).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit