-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media franceze: Mrekullitë dhe dritëhijet e investimit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Kryesoret

Media franceze “RFI” i ka dedikuar një artikull investimeve që dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, Jared Kushner po planifikon të bëjë në Ballkan. Më saktësisht në Shqipëri dhe Serbi.

Një lajm i cili doli në pah nga vet Kushner. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X” ai shprehu ambicien dhe dëshirën e tij për të ndërtuar resorte miliona dollarëshe pikërisht në këto dy vende.

Media franceze “RFI” ka treguar sesi qëndron situata e këtij investimi në raportin investitor-qeveri, ku shpjegon se Serbia dhe Aleksandër Vuçiç kanë mbetur ‘të kënaqur’ me propozimin e biznesmenit ndërsa ndalet pak më gjatë tek situata në Shqipëri. Në fakt është analizuar situata me zonat e mbrojtura në vendin tonë ku në vëmendje është sjellë dhe ‘heshtja’ e kryeministrit Edi Rama.

“Bëhet fjalë për Ishullin e Sazanit, një parajsë natyrore që mbyll gjirin e Vlorës, ende pa asnjë ndërtim, sepse ky ish-funksion ushtarak është një zonë e mbrojtur.

Kuvendi i Shqipërisë sapo ka miratuar ligjin që lejon realizimin e projekteve turistike në zonat e mbrojtura, Edi Rama nuk pranon të flasë. Madje të martën, ai ia kaloi dorën kokës një gazetari të televizionit privat, i cili kishte tentuar t’i bënte një pyetje për këtë temë, në një gjest macho që ngjalli indinjatë tek gazetarët shqiptarë” shkruan RFI.

E cila në artikull vazhdon duke shkruar se: Koncesioni për hotelin e ardhshëm do t’i besohej grupit Aman, me banim në kantonin Zug, në Zvicër, në pronësi të oligarkut rus Vladislav Doronin. Në vitin 2022, një ish-ekzekutiv i FBI-së, Charles McGonigal, u emërua shef i sigurisë për grupin Aman Resorts. Megjithatë, ai u dënua me 50 muaj burg në dhjetor 2023 për një bashkëpunim të gjatë me një tjetër oligark rus, “mbretin e aluminit” Oleg Deripaska. Dhe Charles McGonigal është përfshirë edhe në një skandal në Shqipëri, pasi ka marrë 225 mijë dollarë për të lobuar në favor të Edi Ramës në Shtetet e Bashkuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit