-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti Dasho: Investimet në shëndetësi ‘shkel e shko’, spitalet rregullohen sa për bukuri

Kryesoret

Investimet në sistemin shëndetësor shqiptar janë trajtuar në studion e “5Pyetje” ku eksperti i shëndetësisë Erjon Dasho shpjegoj sipas tij pse këto investime janë të papërshtatshme madje duke i quajtur “shkel e shko”.

Dasho u shpreh se këto investime janë kozmetike, ku strukturat e spitaleve rregullohen nga jashtë por nuk preket funksioni i tyre, madje ai shtoi se shumica e spitaleve në Shqipëri duhet të mbyllen.

“Në këto 11 vite janë bërë investime kozmetike në sistemin shëndetësor shqiptar.

Pra ka pasur një qasje nga qeveria që të rregulloheshin estetikisht institucionet shëndetësore pa u parë dhe pa u prekur funksioni i tyre.

Spitaleve shqiptare i ka ardhur koha të zëvendësohen. Ato janë spitale të papërshtatshme për të ofruar kujdes mjekësor.

Janë spitale të ndërtuara sipas konceptit sovjetik në distancë nga njëri tjetri, ndërkohë sistemi bashkëkohor mbështeten tek sistemi vertikal, pra funksionet afër njëri tjetrit.

Në Shqipëri edhe këto dy investime që u bënë, ishte Urgjenca që u ndërtua shkel e shko.

Investimi i dytë ishte spitali turk, për mendimin tim u bë sërisht shkel e shko. Një investim bujar nga Qeveria turke, por ai spital sërish un e gjej të papërshtatshëm. Ka një strukturë dykatëshe ku pacienti për të shkuar nga njëri shërbim tek tjetri i merr shumë kohë” deklaroi eksperti i shëndetësisë.

“Për mendimin tim ai donacion bujar u shpërdorua sepse i duhej qeverisë të fillonte ndërtimin në janar dhe ta mbyllte në mars pasi zgjedhjet fillonin në muajn prill.

Edhe ato investime që janë kryer janë bërë shkel e shko sepse janë ndërtuar nga persona të paaftë si rasti i Urgjencës ose për fushatë elektorale si ai i Fierit” shtoi ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit