-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëmet e zjarrit në QSUT/ Ekspertët: Qeveria i ka vënë flakën gjithë mjekësisë

Kryesoret

Ditën e sotme Albana Fico u largua nga drejtimi i QSUT-së, një ngjarje e cila lidhet me zjarrin që ra në Qendrën Spitalore Universitare disa javë më parë.

Kjo temë është trajtuar dhe në emisionin “5Pyetjet” nga Ilir Babaramo, ku të ftuar në studio ishte dhe eksperti i shëndetësisë Erjon Dasho.

I pyetur për dëmet që ka shkaktuar zjarri në QSUT, Dasho u shpreh se “zjarri që ra në QSUT është tepër i vogël në krahasim me zjarrin që i ka vënë qeveria shqiptare gjithë sistemit shëndetësor.”

Ai gjithashtu shtoi se në këto 11 vite ka një keqmenaxhim total të mjekësisë dhe shëndetësisë.

Në një mendim me të ra dhe deputetja demokrate Ilda Dhori, gjithashtu mjeke në profesion.

“Ka më shumë se një dekadë që me mënyrën sesi është drejtuar QSUT dhe sistemi shëndetësor shqiptar, i ka rënë flaka. Sa më shumë kalon koha aq më shumë ndihen këto pasoja tek shqiptarët. Kur vjen koha për të bërë disa analiza për një problem detyrohen të drejtohet tek privatët.

Ka një keqmenaxhim total në këto 11 vite dhe në mënyrën sesi është menaxhuar buxheti ku mendoj se në fund është një shpërdorim i taksave të shqiptarëve”  shpreh deputetja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit