-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e la në izolim, Shehu: Berisha si Navalny

Kryesoret

Ditën e sotme Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat në Kuvend, duke vazhduar kështu me masën e sigurisë “arrest shtëpie” që është vendosur ndaj kreut të Rithemelimit.

Për këtë ka reaguar dhe deputeti demokrat Tritan Sheu, i cili me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se izolimi i Berishës është i ngjashëm me atë të opozitarit rus Navalny.

Kërkoi të shkonte në Kuvend, GJKKO i thotë ‘jo’ Berishës

“Izolimi i Berishes, i ngjashem me Navalnin!

Para pak u rrezua perseri kerkesa e Berishes per te marre pjese ne punimet e Kuvendit!

Nje gjykate, qe u bindet urdherave politike vendosi….

Qe i burgosuri politik deputet Sali Berisha, te mbahet ne nje izolim sa me te ashper, jashte te gjitha ligjeve, Kushtetutes sone, te drejtave europiane e demokratike!

Pa u denuar akoma, vetem mbi bazen e disa akuzave qesharake!

Dhe pastaj dikush flet per normalitet te vendit, normalitet ne Kuvend, normalitet…

Kur eshte krejt e kunderta!

Anormalitet ne cdo cep, ne zbatimin e ligjeve, ne Kuvend, ne te drejtat elementare, me pasoje deformimin e thelle te demokracise, vetem kjo takohet kudo ne Shqiperine e ketij Regjimi!

Navalnin e cuan ne Artik, e vrane aty…

Por dhe ne nuk jemi shume larg duke izoluar, ndaluar ne funksionin e tij ne Parlament, shkelur keshtu voten e atyre qindra mijrave qe e kane votuar, pa u denuar nga asnje gjykate, nje Deputet!

Kryetarin e opozites e te PD!

“Lironi Sali Berishen!” shkruan Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit