-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet pa marrëveshje takimi në Bruksel për dinarin

Kryesoret

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes kryenegociatorëve – ai i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe i Serbisë, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Pas takimit Bislimi ka shprehur nevojën për një takim shtesë për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb.

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Pavarësisht përpjekjeve për afrim, duket se është e nevojshme një takim shtesë, i cili ndoshta do të ndodhë javën e ardhshme nëse zoti Lajçak e gjykon të përshtatshëm, u shpreh Bislimi.

Ai nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth propozimeve të diskutuara në Bruksel, të ndërmjetësuara nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke shpjeguar se zbulimi i detajeve mund të kishte një ndikim negativ në procesin.

“Ne kemi dy propozime. Jemi të vetëdijshëm për fokuset e secilës palë, por në këtë moment është më e mençur të mos zbulojmë detajet për të mos dëmtuar procesin negociator”, u shpreh Bislimi.

Por javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të pranohen propozime për dinarin që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit