-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot dita e së vërtetës për pasurinë e Donald Trump

Kryesoret

Ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump, që i dha trajtë imazhit të tij politik si një miliarder i suksesshëm i pasurive të patundshme, përballet të hënën me një bilanc financiar që mund të tregojë se nuk e zotëron shumën e parave për të cilat i ka folur publikut amerikan.

Kandidati i pritshëm republikan për president në zgjedhjet e nëntorit, përballet me afatin për të paguar gjobën prej 454 milionë dollarësh, ose të vërë një garanci në formë kolaterali nga pasuritë e tij të patundshme. Kjo do t’i mundësonte atij të vazhdojë apelimin e vendimit të dhënë muajin e kaluar që e gjobiti për mashtrim ndër vite me fryrjen artificiale të pasurive të tij, për të përfituar kushte më të mira për biznesin e tij.

Nëse ai nuk siguron dot fondet apo garancinë, prokurorja e Nju Jorkut Letitia James duket e prirur të fillojë procesin e sekuestrimit të disa prej godinave të larta në pronësi të tij në qytetin e Nju Jorkut.

Avokatët e zotit Trump kanë thënë se sigurimi i garancisë do të ishte “praktikisht i pamundur”, pasi ai do të duhej të vinte në dispozicion rreth 550 milionë dollarë në llogari bankare dhe investime për një kompani të tretë private që do të ofronte garancinë për gjykatën. Avokatët kanë thënë se deri më tani 30 kompani të tilla kanë refuzuar kërkesën e zotit Trump.

Në një postim javën e kaluar në median sociale Truth Social, zoti Trump tha se ka rreth 500 milionë dollarë në llogaritë e tij bankare, që do t’i përdorte për fushatën e tij elektorale dhe që prokurorja James “kërkon t’ia marrë”./VOA

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit