Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha ku shprehej se Meta i përket pazareve të 3-shes më të vjetër të politikës.
Sipas Metës ai që ka bërë pazare me Ramën ka qenë vetë Basha.
Meta përmendi rastin kur nuk e regjistroi PD-në në KQZ sepse i interesonte Ramës.
“Nuk bëhesh i ri duke lyer flokët. Siç ishte pazari edhe i djegies së mandateve, sic ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ sic u regjistruan partitë e tjera të opozitës.
Pse? Jo se nuk i interesonte PD, por nuk i interesonte Edi Ramës, i cili duhet tu thoshte të huajave si do hyj në zgjedhjet lokale kur prapë PD nuk është regjistruar.
Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”, tha Meta.