-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

22 kryetarë bashkie në SPAK (Raporti i plotë)

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm Qëndresa Qytetare depozitoi në SPAK kërkesën për verifikimin dhe hetimin e 22 Kryetarëve të Bashkive për shkelje në zgjedhjet e 14 majit. Shkeljet që kanë kryer sipas Qëndresës Qytetare lidhen me përdorimin e aseteve publike dhe mospërmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

“5 nga 22 Kryetarët apo ish kryetaret e ndëshkuar te Bashkive rezultojnë përsëritës në shkeljet e tyre, madje disa nga këto subjekte gëzojnë aktualisht pozitën e personit nën hetim për vepra të ndryshme penale, ose statusin e të pandehurit apo të dënuarit. Ky fakt shton dhe më shumë dyshimet se këto subjekte, nuk kanë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor në të njëjtën mënyrë sikundër nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi për sa lidhet me veprat penale për të cilat janë nën hetim apo akuzohen të kenë kryer.

Nisur nga ky konstatim, inkurajojmë SPAK dhe drejtuesin e saj që pas verifikimit te rasteve, të fillojë ushtrimin e ndjekjes penale me qëllim jo vetëm dhënien e drejtësisë, por dhe dekurajimin e sjelljeve që shtrembërojnë barazinë e subjekteve në zgjedhje dhe dëmtojnë zgjedhjet e lira dhe të barabarta. Nga ana tjetër inkurajojmë Departamentin e Administratës publike, te marre masat e duhura disiplinore për 31 Sekretaret e Përgjithshëm dhe zyrtaret me status te nënpunësit civil, te gjendur me shkelje ne zgjedhjet e 14 Majit.

Inkurajojmë KQZ ti adresoje ne kohe ne organet e hetimit penal te gjitha rastet e evidentuara me dyshime per figura te veprave penale ne zgjedhjet vendore apo qendrore. Na ndajnë me pak se 1 vit nga Zgjedhjet Parlamentare prandaj kontributi i çdo strukture ka rëndësi, për të mbajtur Shkollat, Kopshtet, Spitalet, zyrtaret dhe parat publike larg përdorimit për qëllime elektorale. Çdokush që do të vendosë partinë përpara detyrës publike do duhet të përballet me drejtësinë”, thuhet në denoncimin e Qëndresës.

Raporti i plotë që u dorëzua në SPAK

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit