-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitje me armë në një exchange, hajduti ‘gllabëron’ 30 mijë euro

Kryesoret

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor të mërkurën rreth orës 12:20 ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistolet) ka arritur të grabisë një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.

“Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Veseli ka shtuar se në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime.

“Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit