Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar për vendimin që u mor dje nga Këshilli i Evropës për miratimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Daçiç u shpreh se një vendim i tillë është skandaloz dhe se vendimi shhkel parimet e Kshillit Evropian.
“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz. Ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht. Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, tha Daçiç.