-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Meta do ta marrë përgjigjen, keqardhje për grekët, protesta e fermerëve

Kryesoret

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të fermerëve të luleshtrydhes në Kafaraj duke iu bashkuar shqetësimit të tyre.

Balla ka shpjeguar se kjo situatë ka ardhur si shkak i dezinformimit të disa mediave e portaleve të vendeve fqinje për të prishur imazhin e cilësisë së produkteve shqiptare.

Balla ka injoruar deklaratat e kreut të PL-së Ilir Meta, përsa i përket procesit të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste që i ka konsideruar si “një milion pemët e pyllit orbital në Tiranë”, ku ka thënë se përgjigjen do ta marrë në rezultatet e zgjedhjeve të 2025-s.

Balla gjithashtu ka hedhur poshtë dhe deklaratat e kreut të demokratëve grekë Loverdhos i cili pas vizitës së Belerit në burgun e Fierit u shpreh se në Shqipëri nuk ekziston ligji dhe se vendi ynë nuk ka asnjë shans për tu pjesë e Bashkimit Europian.

“Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel i procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë në asnjë rast vendimet e gjyqësorit pasi drejtësia e re kërkon mbështetje dhe do ua japim gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit