-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kërcasin’ prangat/ Të tjerë drejtorë dhe kompani, të përfshirë në aferën ‘5D’

Kryesoret

Hetimet e SPAK-ut dhe arrestimi i drejtorëve të bashkisë Tiranë disa ditë më parë, po përpiqet të kalohet në heshtje nga shumica e mediave. CNA po sjell të tjera detaje sot në lidhje me këtë dosje.

Sipas hetimeve të bëra nga SPAK-u, në dokumentacionet e mbledhura rezulton se janë të përfshira dhe disa kompani të tjera dhe drejtorë të tjerë të administratës së bashkisë. Mesa duket, SPAK ka ndarë dosjet dhe hetimet vazhdojnë.

CNA ka mësuar nga burime zyrtare se janë disa drejtorë të tjerë të bashkisë, të cilët kanë bërë blerje, shitblerje apo dhënie punësh, nënkontraktime, tendera apo përfshirje në KVO.

Pra, nuk janë thjeshtë dhe vetëm Mariglen Qato, Redi Molla apo Taulant Tusha, por edhe drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës të fshihen pas këtyre aferave.

Disa prej tyre janë nën hetim, por me dosje të veçanta, sepse hap pas hapi SPAK-u ka mundur të zbulojë një skemë të madhe kriminale korrupsioni në Bashkinë e Tiranës.

CNA ka mësuar se paralel me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, ekspertët e opozitës pritet të sjellin publikisht emra drejtuesish dhe kompani konkrete të përfshira në korrupsion në Bashkinë e Tiranës dhe ndërkohë që do të bëhet denoncimi publik, pritet të ketë edhe kallëzime në SPAK.

Një nga informacionet, tashmë i konfirmuar, është se ekspertët kanë thelluar hetimet e tyre, duke bërë një dosje voluminoze për disa kompani të tjera, të përfshira direkt apo indirekt me kontraktime dhe nënkontraktime me drejtues të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë qenë aksionerë, apo kanë futur familjarët e tyre dhe janë përfshirë në komisionet e dhënies së tenderave ndaj këtyre kompanive./ CNA

‘E ka shteti’/ Pazaret e ish-drejtorëve, ekonomistja: Më thanë dil në fushatë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit