-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon votimi në zgjedhjet lokale në Turqi

Kryesoret

Në Turqi janë mbyllur qendrat e votimit, pasi qytetarët votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj në komunat në mbarë vendin.

Fokusi kryesor i zgjedhjeve ishte në përpjekjet e presidentit Recep Tayyip Erdogan për të marrë udhëheqjen e Stambollit nga rivali i tij, Ekrem Imamoglu, i cili synon të rivendosë opozitën si një forcë politike, pas humbjes së hidhur në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, kishte mposhtur Erdoganin dhe partinë e tij AKP, në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Humbja e Stambollit ishte goditja më e madhe për udhëheqësin turk dhe partinë e tij pas dy dekadash në pushtet. Por, Erdogan u kundërpërgjigj më 2023, duke u rizgjedhur në postin e presidentit dhe partia e tij duke marrë shumicën në Parlament.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 në lindje të Turqisë, ndërkaq në 8:00 në pjesën tjetër të vendit. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote mbi 61 milionë persona. Rezultatet e para pritet të dalin mbrëmjen e së dielës.

Në Stamboll, qytet që i jep shtytje ekonomisë turke dhe ka 16 milionë banorë, sondazhet sugjeruan një garë të ngushtë mes Imamoglut dhe kandidatit të partisë së Erdoganit, Murat Kurum. Kurum në të kaluarën ka mbajtur post ministror.

Rezultatet ka gjasa të formësohen pjesërisht nga problemet ekonomike të nxituara nga inflacioni, që ka arritur gati 70 për qind, dhe nga votuesit kurdë dhe islamikë të cilët kërkojnë një ndryshim politik./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit