-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të gjithë kundër/ Opozita vendos vijën e kuqe për Kurtin

Kryesoret

Partitë opozitare i kanë vendosur “vija të kuqe” Lëvizjes Vetëvendosje. Askush prej opozitës parlamentare nuk dëshiron që të bashkëpunojë me partinë e Albin Kurtit për qeverinë e ardhshme.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë thënë për Ekonomia Online, se preferencë e tyre është të shkojnë në zgjedhje të vetme, teksa preferojnë edhe bllok opozitar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashiq Qalaj, thotë se kjo parti preferon që në zgjedhje të shkojë e vetme. Thotë se prioritet është që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje për shkak të keqqeverisjes.

Kundër një koalicioni me Vetëvendosjen është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, thotë se kanë propozuar që të bëjnë një bllok opozitar dhe se interes e kanë që të bëjnë koalicion me partitë opozitare.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, krahas bashkëpunimit me partinë në pushtet, preferojnë që elektoratit t’i drejtohen të vetëm.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve nacionale, siç ndodhi në zgjedhjet lokale. Shprehet optimiste se kryeministër i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit