-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitore historike e opozitës në zgjedhjet lokale në Turqi

Kryesoret

Partia kryesore opozitare turke ruajti kontrollin e saj mbi qytetet kryesore dhe shënoi fitore të rëndësishme në qytete të tjera në zgjedhjet lokale të së dielës, në një goditje për presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili synonte të rimarrë kontrollin e zonave të mëdha urbane.

Me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, kryebashkiaku aktual i Stambollit Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane (CHP), kryeson me një diferencë të madhe në qytetin më të madh dhe qendrën ekonomike të Turqisë. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, Mansur Yavas, kryebashkiaku i kryeqytetit, Ankara, ruajti postin e tij me një diferencë të thellë përballë rivalit të tij.

Në përgjithësi, sipas agjencisë Anadolu, CHP-ja fitoi bashkitë në 36 nga 81 provincat e Turqisë, duke thyer shumë fortesa të partisë së presidentit Erdogan. Ajo fitoi 37 për qind të votave në mbarë vendin, krahasuar me 36 për qind sa fitoi partia e presidentit, duke shënuar fitoren më të madhe elektorale të CHP-së që kur zoti Erdogan mori pushtetin dy dekada më parë.

Presidenti Erdogan e pranoi realitetin e ri në një fjalim nga ballkoni i pallatit presidencial, duke thënë se partia e tij pësoi rënie në gjithë Turqinë. Qytetarët dhanë një “mesazh” që partia e tij do ta “analizojë” duke u angazhuar në autokritikë “të guximshme”, tha ai.

“Fatkeqësisht, nëntë muaj pas fitores sonë në zgjedhjet e 28 majit, nuk arritëm rezultatin që dëshironim në sprovën e zgjedhjeve lokale”, shtoi presidenti Erdogan. “Ne do të korrigjojmë gabimet tona dhe do t’i korrigjojmë të metat tona”, tha ai./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit