Mëngjesi i së martës ka nisur me një tragjedi. 8 persona kanë humbur jetën në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet.
Bëhet fjalë për një mjet tip ‘Benz’ i cili ishte duke transportuar 7 klandestinë, të cilët dyshohet se vinin nga lindja e mesme, ndërsa shoferi i mjetit ishte shkodrani Sokol Ismeti.
I spikatur nga policia, ai është kthyer për në drejtim të Përmetit, duke tentuar të arratiset dhe në një shpejtësi marramendëse prej 180 km/h ka përfunduar në anë të lumit Vjosë.
Të 8 viktimat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ka pasur vështirësi edhe në nxjerrjen e trupave.
Këlcyrë/ Makina e bërë shoshë, 8 persona humbën jetën, policia jep detajet