-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inskenoi vdekjen e rremë, Gjykata e Shkodrës merr vendimin për biznesmenin italian

Kryesoret

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin, sipërmarrësit nga Tiferno, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri dhe që më pas u rishfaq në Itali në mënyrë më shumë se të guximshme.

Ai akuzohet për zjarrvënie, shkelje të kufijve kombëtarë shqiptarë si emigrant ilegal dhe pengim për zbardhjen e së vërtetës.

Kujtojmë se nga hetimet e Policisë së Shtetit të Perugias rezultoi se, në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri.

Brenda automjetit u gjetën eshtrat e një personi, për të bërë më të besueshëm vdekjen e tij.

Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit