-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Dinari’ në Bruksel, Bislimi: Jemi në rrugën e duhur për zgjidhje

Kryesoret

Të enjten u takuan në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar rreth dinarit. Kryenegociatori serb Petar Petkoviç tha se s’ka pasur marrëveshje. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bislimi u shpreh se janë pajtuar me propozimin e Lajçakut ndërsa Serbia ka kërkuar kohë shtesë.

“Ky takim është caktuar me idenë që palët të reflektojnë, gjegjësisht pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për arsye se nuk kanë pasur kompetenca në vendimmarrje. Javën e kaluar i është bërë e qartë palës serbe se takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse vijnë me ide për kompromis. Fatkeqësisht, edhe sot kemi pas dallime të mëdha.

Nuk arrihet sërish marrëveshja për dinarin mes Kosovës dhe Serbisë

Përderisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet me të cilat qytetarët serbë mund të marrin mbështetje financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe ka vepruar si avokate e Bankës së Postës serbe dhe gjithë kohës kanë diskutuar se si të rregullohet licencimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetencë e as interes e palëve të përfshira.

Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçaku ka nxjerr një propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje e cila më së shumti i shkon përshtati qytetarëve serbë në Kosovë, por në të njëjtën kohë respekton Rregulloren e BQK-së”, ka thënë Bislimi pas takimit.

Vuçiç shpall planin kundër Kosovës: Të nisim luftën e letrave!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit