-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku nga Kuvendi: Qeveria po noton në korrupsion

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku gjatë fjalës së mbajtur gjatë ditës së sotme në seancën plenare është shprehur se deputetët duhet ta shfrytëzojnë më shumë Kuvendin për ndryshime ligjore.

Gjithashtu Tabaku nuk ka lënë pas dore kritikat për qeverinë duke shprehur se po noton në korrupsion.

“Deputetët duhet ta shfrytëzojnë më shumë Kuvendin për ndryshime ligjore .Unë vetë kam bërë propozim e për koncesionet dhe PPP por sot është koha të flasim për to.

Zero denoncime kanë ardhur në drejtim në SPAK nga administrata. Qeveria duket sikur është në një situatë perfekte, por nga ana tjetër noton në korrupsion.

Në dosjet e fundit të SPAK kemi parë Drejtorët krijojnë kompani, marrin tendera dhe më pas leje për ndërtim. Marrin dhe statuse speciale. Ky është sistemi që ekziston në nivel qendror, lokal, deri në nivel zv/kryeministrit.

Ndërkohë që kjo situatë ndodh në nivel lokal e qendror, merren tendera e u jepen kompanive, duke u përdor buxheti i shtetit si bankomat. Kështu abuzohet me fondet”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit