-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Do ta votojmë, kush përfiton nga amnistia

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi në nisje të seancës plenare të Parlamentit deklaroi se do ta votojnë amnistinë pasi u përmbushën kërkesat e opozitës. Ai tha se nga amnistia nuk do të përfitojnë anëtarët e krimit të organizuar dhe zyrtarët e lartë të dënuar për korrupsion.

“Dosja Xibraka, ka vendosur që të dhunojë Kushtetutën. Sa i përket amnistisë ka një traditë të konsoliduar për miratimin herë pas here. Grupi i PD-së është kujdesur që drafti këtë vit të jetë i njëjtë me draftet e kaluara që opozita edhe kur drejtohej nga Basha ka dhënë votën pro, me tre dallime thelbësore që janë risitë; së pari asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton asnjë lloj amnistie.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në 2014 ku me votë atëherë të zotit Basha ka pasur amnisti edhe për anëtarët e krimit të organizuar, së dyti asnjë zyrtar subjekt i posacëm që gjykohet nga GJKKO nuk përfiton asnjë lloj amnistie për korrupsion apo cdo lloj vepre penale. Dhe së treti ndryshe nga sa është vepruar nga të gjitha të tjerat, ku edhe pse qytetarët thirreshin në protestë kundër Ramës, u harruan të përfshiheshin në amnisti, herë herë përfitojnë.

Nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar. Apo të hetuar apo në proces gjyqësor në Apel për të gjitha cështjet në këto vite në SPAK që të përfitojë nga amnistia. Amnistia nuk bëhet as për politikanët dhe as për zyrtarët e lartë të korruptuar, por për një mesazh humanizmi ndaj atyre qytetarëve që edhe mund të mos ishin në burg për shkak të veprave penale. Ne do të propozojmë që të futet amnistia në rendin e ditës. Ka tejkaluar cdo limit të shqyrtimit dhe votimit.

Unë si kryetar i grupit të PD-së dhe secili koleg merre me dhjetra dhe qindra mesazhe cdo ditë nga familjarë të personave që përfitojnë nga amnistia. Edhe diçka për ata që folën sot në mëngjes në gjendje gjysmë gjumi, mbani mend besoj që fillimisht po na akuzonin se nuk po e votonim amnistinë sepse po kërkonim pazar, se nisen nga vetja. Na akuzonin se nuk po e votonim sepse kërkonim të përfitonte një koleg i grupit, por është ky koleg që ka propozuar amendamentin që asnjë zyrtar të mos përfitojë. Nuk e kemi parë opozitës si mision dhe jo për të bërë Pazar.

Jemi kujdesur që asnjë zyrtar i korruptuar të mos përfitojë nga amnistia dhe ju do ta shikoni që nuk do të përfitojë asnjë anëtar i krimit të organizuar, më parë kanë përfituar edhe me votë të opozitës. në 2014 ka pasur ulje dënimi për cilindo do.

Në këtë rast kemi bërë dy përjashtime; asnjë anëtar i krimit të organizuar dhe zyrtar i korruptuar i nivelit të lartë nuk përfiton nga amnistia. Në këtë rast janë përmbushur kërkesat që kishim. Pa diskutim që do të votojmë pro. Kjo cështje është trajtuar në pikë të mëngjesit (nga Basha) për të shmangur vëmendjen nga Olsi Rama dhe dosja e Xibrakës” tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit