-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Punëtori ndërroi jetë pasi ra nga skela, i vihen prangat shefit të kompanisë

Kryesoret

Një tragjedi në vendin e punës ndodhi ditën e djeshme në Tiranë tek Kodra e Diellit, ku në një kantier ndërtimi ra nga objekti ku ishte duke punuar 55-vjeçari, S.B.

Si pasojë punëtori ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se ditën e sotme është arrestuar administratori i kompanisë, një 50-vjeçar, i cili akuzohet për ‘shkelje të rregullave në punë’.

“Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital” thuhet në njoftimin e policisë.

E rëndë në Tiranë/ Bie nga skela, vdes punëtori te Kodra e Diellit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit