Qytetarët e kanë zhvendosur protestën nga Ministria e Brendshme tek Kryeministria për çështjen e ndërtimeve në Zvërnec, ku sipas tyre po vidhet prona duke ndërtuar resorte rezidenciale në zonat e mbrojtura.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve, bashkohuni me ne, bashkohuni me ne, policia e krimit, duam drejtat tona, Shqipëria është e jona”, shprehen protestuesit.
Njëri prej protestuesve u ka bërë thirrje mbështesve të tjerë të mos përçahen por të qëndrojnë krah njëri-tjetrit si dhe duke e përhapur më gjërë këtë frymë nga familja deri të rrethi i ngushtë shoqëror.
Ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
Ndërkohë Kryeministri Rama lidhur me këtë çështje ka thënë se nesër do të dalë me një shpjegim zyrtar ku do të jap shpjegime mbi të pavërteta lidhur me këtë projekt.









