Kryetarja e komisionit të çështjeve Evropiane, Jorida Tabaku ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministren e BE dhe Kushtetutës së Austrisë, Karoline Edtslader e cila është në një tur në Ballkanin Perëndimor.
Ky diskutim kishte në fokus rrugëtimin e Shqipërisë dhe rajonit drejt Bashkimit Evropian.
Tabaku sqaroi se Shqipëria ka një rrugë të qartë drejt BE-së por ndodhemi në një udhëkryq me hapjen e kapitujve dhe përthithjen e ndihmës ekonomike.
“Kënaqësi takimi me Karoline Edtstadler, në një bisedë të frytshme mbi procesin e integrimit të Shqipërisë. Jetike ruajtja e pavarësisë së inst. drejtësisë, forcimi luftës kundër korrupsionit & Plani Rritjes. Falenderuese për ndihmën e Austrisë në rrugën tonë jo pak të lehtë drejtë BE”, shkruan ajo në një postim në “X”.