-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Na vjen keq që Lista Serbe do të bojkotojë shkarkimin e kryetarëve në veri

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpreh keqardhjen që Lista Serbe nuk e përkrah votimin për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.

Ambasada tha për gazetën Koha Ditore se pjesëmarrja demokratike në votim bën që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullit të cilit i shërbejnë.

“Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore.

Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në përgjigje.

Më tej theksohet se qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar, duke theksuar se e mbështesin demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit