-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Në kërkim prej kohësh, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Kryesoret

Një 28-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim sepse i ishte dhënë dënimi më parë për 1 vit e 4 muaj burg.
Ky vendim ishte dhënë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
I arrestuari është Orgest Koka, 28 vjeç banues në Tiranë.
Njoftimi:

Lokalizohet dhe kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim:

Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit