-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Ervin Muçës, Noka: Shpëtoi shefin, drejtësi me regji

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur në një deklaratë për shtyp në lidhje me kryetarin e departamentit të IT-së, Ervin Muça.

Sipas Nokës ai ishte thjesht një arrest shtëpie për të shpëtuar shefin e tij Taulant Balla. Noka u shpreh se në Shqipëri është instaluar ‘drejtësia me regji’.

“Masa e pezullimit nga puna dhe ‘arrestit në shtëpi’ ndaj Ervin Muçës, është prova e radhës se në Shqipëri është instaluar ‘drejtësia me regji’.

Ervin Muça u arrestua, jo se prokurorët nuk i kishin faktet, por se arrestimi i tij duhet bërë për të shpëtuar shefin e tij, Taulant Ballën.

Nëse Tusha është ‘kokë turku’ për Veliajn dhe Ahmetaj për Ramën, Ervin Muça shërben si i tillë për Taulant Ballën.

Ervin Muça ka ardhur në krye të Departamentit IT në Policinë e Shtetit disa ditë para emërimit Ministër i Brendshëm të Taulant Ballës.

Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i Rilindjes që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike.” tha Noka gjatë fjalimit të tij

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit