Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Simi në Greqi, ku një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të abuzojë seksualisht me një 32-vjeçare greke.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin e viktimës, ku ajo është dhe pronare.
Ka qenë nëna e dy fëmijëve e cila ka publikuar me dëshirë videon, për të bërë apel dhe për të dhënë mesazh se nëse një grua nuk do të kryej marrëdhënie seksuale, nuk mund të detyrohet nga askush.
Siç shihet nga pamjet, shqiptari është futur në pjesën e banakut dhe ka kërkuar që ta puthë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Ajo i thotë që të largohet, të ndalojë, e po ashtu i tregon se sipër kokës së tij, është një kamera, por kjo nuk e ka ndaluar të riun të tentojë.
Videon e gjeni KËTU