-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë, shtyrje dhe përplasje para bashkisë Tiranë, Këlliçi: Do të futemi brenda

Kryesoret

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u kërkoi protestuesve që të futen brenda godinës dhe të nxjerrin Erion Veliajn jashtë.

“Redi Molla është denoncuar nga aleanca për Teatrin që në maj 2021. Vjet në prill gjatë fushatës kemi denoncuar bandën kriminale 5D dhe kishte plot një vit hajduti që qëndron në krye të bashkisë Tiranë që nuk bënte një audit dhe kontroll.

Ajo që tha ishte vetëm mbrojtja që  i bëri bandës së tij. Dje kemi pasur festën e Bajramit dhe hajduti i bashkisë Tiranë veshi përparsen dhe u shërbeu çorbën. Lejoni qytetarët që të futen brenda, ndalni dhunën, ta nxirrni prej leckash hajdutin që qëndron brenda.

Ndalni dhunën ndaj qytetarëve mos u ktheni në shërbëtore ndaj kësaj bande. I bëj thirrje policisë së shtetit që të arrestojë një të shumë kërkuar, të futet në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe të nxjerrë jashtë një hajdut. U bëj thirrje qytetarëve që të qëndrojnë fort për qytetin e tyre.

Ne kemi arritur që të çmontojmë vetëm një skemë grabitje dhe vjedhje, por këta që janë burgosur doktor Berishën pa asnjë fakt dhe provë do të mbajnë përgjegjësi një për një. Inceneratori që nuk ekziston ka marrë 132 milionë euro.

Ne do i shkojmë deri në fund. Erion Veliaj do të japë llogari për vjedhjen e parave qytetarë merrni në dorë fatet tuaja, ne nuk ndalemi, do të vazhdojmë në aksion të përditshëm dhe përjavshëm për të shporrur Erion Veliajn” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit