-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha paralajmëron Veliajn: Nuk të shpëton as ndihma e Ballës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij të përnatshme drejtuar mbështetësve demokratë tha se jehona ndërkombëtare e betejës tuaj pa kthim është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare, duke iu referuar protestës para bashkisë.

Më tej Berisha shtoi dhe akuzat ndaj Erion Veliajt, teksa tha se është duke kërkuar ndihmë nga Taulant Balla për të dalë nga kjo situatë.

“Hajna si këta nuk i ka toka!
Erion, kërcënove Edi Ramën ti, por nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës.
Ata të premten do të të presin biletën.
Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen o hajdut se nuk ke shpresë, nuk ke shanse.

Lidhu dhe puthu sa të duash me Ballën, me kadavrat e tjera politike dhe kalbësira, por asgjë nuk do të mund të mbrojë ty nga fuqia e demokratëve, opozitarëve të bashkuar për të vendosur dinjitetin, ligjin në shtëpinë e parë të kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës.

Edhe njëherë, ju falënderoj shumë, ju përgëzoj, ju ftoj ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë.
Rikthimit dhe çlirimit të Bashkisë së Tiranës.

Rikthimit të shtëpisë së parë qytetarëve të ndershëm, të rinjve, të rejave, burrave dhe grave fisnikë të këtij kryeqyteti dhe të ecim të sigurt drejt fitores tjetër, qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit