-sidi education-spot_img
27.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grid Rroji: Protesta duhet kanalizuar në një hulli ku të mos mund t’a përdori Paria e Tiranës

Kryesoret

Ja 6 kërkesa që do kisha bërë unë dhe shokët e mi nga ku mund të nisë një fillim i ri për shqiptarët. Janë kërkesa politike sepse ndryshimi që kërkojnë protestuesit është thellësisht politik.

Kush është dakord shpërndajeni ta shohin sa më shumë njerëz.

KËRKESAT

  1. Dorëheqja e menjëhershme e qeverisë dhe e kryeministrit

Kërkojmë largimin e Kryeministrit, të kabinetit aktual si hap i parë për rivendosjen e besimit publik dhe nisjen e reformave të nevojshme për krijimin e shtetkombit të shqiptarëve.

  1. Formimi i një qeverie kalimtare teknike dhe të paanshme

Qeveria kalimtare duhet të përbëhet nga profesionistë të papërlyer nga brenda vendit dhe nga Diaspora, dhe jo nga politikanë aktivë, me qëllim organizimin brenda kohës së mundshme të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa përfshirjen e figurave të inkriminuara të Parisë.

  1. Të krijohet Asambleja Kushtetuese

Kërkojmë mbledhjen e një Asambleje Kushtetuese për Rishkrimin e Kushtetutës të përbërë nga ekspertë shqiptarë të papërfshirë në aferat e Parisë dhe nga Diaspora që ta vendosë shtetin në shërbim të kombit Shqiptar.

  1. Të ndalohet menjëherë çdo dhënie e tokës publike ose të zonave natyrore të mbrojtura investitorëve të brendshëm e të huaj pa referendum publik

Kërkohet vendosja e një moratoriumi për çdo projekt që rrezikon mjedisin, trashëgiminë natyrore ose interesin kombëtar dhe çdo projekt ku po hetohet për korrupsion. Moratoriume të përfshijë koncesionet në proces e sipër dhe të rishikohen koncesionet aktuale për praktika jashtëligjore.

  1. Zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i çdo abuzimi me pushtetin dhe i çdo rasti korrupsioni

Ti Kërkohet SPAKU-t hetimi i plotë i rasteve të korrupsionit dhe abuzimit nga qeveria aktuale dhe qeveritë e mëparshme, duke filluar nga Edi Rama dhe Sali Berisha, dhe të gjithë ministrave dhe zëvendës ministrave dhe kryetarëve të bashkive dhe të dënohen me forcën më të madhe të ligjit duke ju konfiskuar automatikisht të gjitha pasuritë. Të jepet autorizimi për hetim në bllok për të gjithë deputetët aktualë dhe këdo tjetër që mbron ligji i imunitetit.

  1. Të bllokohen llogaritë e oligarkëve në mënyrë që kush ka vjedhë shqiptarët të mos mundë të transferpjë pasurinë jashtë. Me paratë e konfiskuara hajnave të fillojnë të ndërtohen institucionet e reja e të shëndosha të një shtetkombi të shqiptarëve me transparencë dhe përgjegjësi penale për funksionarët e shtetit në çdo nivel.

Grid Rroji, pedagog i shkencave politike në universitetin CUNY-New York, SHBA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit