Nj tentativë grabitjeje ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit në një exchange në lagjen lagjen numër 1 në shëtitoren Taulantia në Durrës.
Punonjësit e exchange, të cilët kanë vënë re që ai ishte i armatosur, nuk kanë hapur derën e sigurisë brenda pikës së këmbimit valutor.
Hajduti ka qenë i maskuar me kapuç dhe me armë në dorë. por pasi dera nuk iu hap ai u largua me shpejtësi.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike nga subjekti dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të riut.